Meta në dosjen e ish-Sigurimit dhe përplasjet me Ramën | 5 zhvillimet e javës
- Zbardhet shkresa, Ilir Meta pjesë e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit
Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.
Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej prapë, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe.
Lexoni për më shumë: Zbardhet shkresa, Ilir Meta pjesë e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit

- Meta po sulmon dhe shantazhon Autoritetin e Dosjeve, pretendon Rama
Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit të shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve pretendon se është ish-presidenti, Ilir Meta.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama akuzon Metën se po e shantazhon kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, ndërsa Sali Berishën e cilëson si nismëtarin e kësaj ngatërrese.
Lexoni për më shumë: Meta po sulmon dhe shantazhon Autoritetin e Dosjeve, pretendon Rama

- ‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka keqpërdorur Shërbimin Informativ dhe Autoritetin e Dosjeve, për të sulmuar ish-presidentin Ilir Meta.
Berisha u shpreh se personi me inicialet I.M, për të cilin i është dërguar një e-mail Aurotitetit të Dosjeve, me pretendimin se ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit, është Ilir Murati.
Lexoni për më shumë: ‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M

- Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton se qytetarët mund të hasinin vështirësi të shtunën në faqet zyrtare online, për shkak se do të bëhet një operacion për mirëmbajtjen e sistemeve.
AKSHI nënvizoi se mund të kishte probleme gjatë orarit 14:00 deri në 23:59 të ditës së sotme, pasi po punohet për pasoja e sulmit kibernetik.
Lexoni për më shumë: Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI

- Balluku jep detaje nga sulmi kibernetik: Po bashkëpunojmë ngushtë me FBI
Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karçanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me sulmet kibernetike që goditën disa websaite shtetërore.
Balluku tha se 98% e Shërbimeve online të institucioneve janë kthyer në funksion pas sulmit dhe për të ndaluar sulme të tilla në të ardhmen, qeveria po bashkëpunon me kompaninë Mikrosoft dhe FBI-në amerikane.
Lexoni për më shumë: Balluku jep detaje nga sulmi kibernetik: Po bashkëpunojmë ngushtë me FBI

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij