Meta “përplas” ashpër Andi Bushatin me Baton Haxhiun në “Shock”

13 Mars 2021 | 20:09

Roli i Presidentit të Republikës, Ilir Meta si kryetar shteti gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Rama” ishte një nga temat e diskutimet në emisionin “Shock” mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Për gazetarin Bushati fakti që presidenti i ka kthyer kësaj mazhorance 50 ligje tregon se janë në “një  konflikt përtej të zakonshmes”.

Kthimin e ligjit më të fundit për mineralet, ai e konsideroi të drejtë pasi qeveria tha Bushati po i heq tatimin duke e justifikuar me pandeminë.

Kurse mendim tjetër paraqiti Baton Haxhiu, i cili tha se Meta nuk e ka kuptuar se si president duhet të ishte i “baraslarguar nga dy palët” politike në vend.

“Presidentin që është një post honorifik, Meta e ka kthyer në post politik. Presidenti realisht është shkelësi më i madh i Kushtetutës në historinë shqiptare”, tha z. Haxhiu.

Andi Bushati kundërshtoi këtë argument duke thënë se kur pushtetet në Shqipëri janë përqendruar në dorën e Edi Ramës, po shihen si shkelje e rëndë dalja kundër e Metës.

Për z. Haxhiun nëse çështjet e përplasjes mes mazhorancës dhe Presidentit do të përfundonin në gjykatë, Meta do të ishte humbësi më i madh.

Ai shkoi më tej duke thënë se Meta mban postin e Presidentit në kushtet e konfliktit të interesit duke iu referuar faktit se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi drejton një forcë politike.

“Një president nuk duhet të ishte në karrige duke pasur gruan kryetare partë kjo nuk është çështje morali është në konflikt të hapur interesi”, tha ai.

Bushati nga ana tjetër tha se në një sistem republike nuk është e pranueshme që Presidenti të ketë nga pas një forcë politike, por e konsideroi si “të keqen më të vogël”.

“Republika jonë nuk pranon një president që të ketë nga pas një forcë politike pasi dihet që Ilir Meta është LSI dhe LSI është Ilir Meta. Por mes një kryeministri të kapur nga oligarkët dhe një presidenti të kapur nga vetvetja, unë zgjedh këtë të dytën”, përfundoi z. Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022