Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

8 Shkurt 2026 | 18:18

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka reaguar në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe. Mickoski theksoi se nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe atëherë duhet të lejohet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Studentët shqiptarë të juridikut në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por Ministria e Drejtësisë refuzon, duke argumentuar se maqedonishtja është gjuha kryesore zyrtare në procedurat juridike dhe duhet domosdoshmërisht të njihet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen...
16:15 | 27/06/2026

Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës

Vendimi është miratuar me pesë vota “për”, ndërsa kundër votuan dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari që përfaqëson komunitetin turk në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e...
19:34 | 18/06/2026

Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Debate të ashpra kanë karakterizuar punimet në Kuvend gjatë shqyrtimit në lexim të parë të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Opozita shqiptare ka...
20:07 | 16/06/2026