Mijëra njerëz mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit për nderimet e fundit të Papës

26 Prill 2025 | 09:08

Papa Françesku, i njohur për preferencën e tij për thjeshtësinë dhe shmangien e luksit, do të vazhdojë këtë linjë edhe në funeralin e tij. Ndryshe nga varrimi i Papa Gjon Palit II në vitin 2005, që zgjati tre orë, ceremonia për Papa Françeskun do të jetë më e shkurtër, me një shërbim që do të zgjasë vetëm 90 minuta.

Në një thyerje të mëtejshme me traditën, Papa Françesku vendosi të mos ndjekë praktikat e zakonshme për varrosjen e papëve. Ai ka hequr dorë nga përdorimi i tre arkivoleve të zakonshme, të cilat përfshijnë plumbin, lisi dhe selvin, dhe ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë druri të veshur me zink. Arkivoli do të mbyllet gjatë natës.

Për herë të parë në më shumë se një shekull, Papa Françesku do të varroset jashtë Vatikanit. Vendndodhja e tij e fundit do të jetë Bazilika e Shën Marisë Major, një kishë e njohur e Romës, që ndodhet rreth 4 kilometra larg Shën Pjetrit.

Varri i tij do të mbajë vetëm emrin “Franciscus” (në latinisht), si dhe një riprodhim të thjeshtë të kryqit që ai mbante gjithmonë në qafë. Autokolona funerale do ta kalojë përmes qytetit për t’i dhënë mundësinë romakëve të nderojnë për herë të fundit Papën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026