Mijëra njerëz protestojnë në Stamboll kundër arrestimit të kryebashkiakut Imamoglu 

20 Mars 2025 | 22:52

Mijëra njerëz protestuan sonte në Stamboll për arrestimin e kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu, pavarësisht ndalimit katër-ditor të demonstratave në qytet, raporton AP.

Protestat po zhvillohen për natën e dytë radhazi dhe sonte në to mori pjesë edhe kryetari i kryeqytetit turk, Ankara, Mansur Yavas, i cili u bëri thirrje forcave opozitare të bashkohen “kundër padrejtësisë”.

Policia ndaloi një grup protestuesish që u përpoqën të bënin rrugën për në sheshin qendror Taksim të qytetit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), anëtare e së cilës është Imamoglu, po përpiqet të mbulojë gabimet e veta dhe të mashtrojë njerëzit me “teatër”.

Imamoglu u arrestua të mërkurën si pjesë e një hetimi për rastet e dyshuara të korrupsionit dhe terrorizmit, duke shkaktuar pakënaqësi të gjerë në mesin e opozitës, e ndjekur nga protesta në Stamboll dhe qytete të tjera kundër vendimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë

Sinkevicius, një politikan komunal me shërbim të gjatë nga qyteti Jonava i Lituanisë qendrore, është Socialdemokrati i tretë që shërben si kryeministër që kur partia...
14:20 | 30/06/2026

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026