Mike Tyson në ring pas 2 dekadash, dueli më i veçantë i boksit në mesantë

15 Nëntor 2024 | 19:56

Pritjes i ka ardhur fundi, të gjithë të apasionuarit pas boksit kanë mundësinë që këtë të premte të ndjekin duelin më të veçantë në historinë e këtij sporti, mes legjendës Mike Tyson dhe aktorit Jake Paul.

Më një diferencë moshe prej 31 vitesh më i ri, Paul i cili së fundmi është përfshirë në sportin e boksit, do të provojë të mposhtë një ndër emrat më të mëdhenj të këtij sporti, me 50 fitore në karrierë, ku 44 prej tyre janë fituar me KO.

Në anën tjetër, vetë i riu amerikan numëron 10 fitore në karrierë, me kundërshtarë jo të këtij niveli. Edhe pse i pensionuar dhe me përballjen e fundit që dallon në 2005-ën, Tyson ka vendosur të jetë pjesë e duelit, që do të mbahet në SHBA ku priten mbi 80 mijë të pranishëm. Një ditë më parë është zhvilluar dhe konferenca zyrtare ku dhe janë peshuar të dy boksierët, ndërsa ka pasur dhe një shpullë që Tyson i ka dhënë kundërshtarit të tij.

Eventi në fjalë pritet të nisë pak para mesnatës, e me gjasa ndeshja kryesore mes Tyson e Paul do të luhet mëngjesin e së shtunës. Sipas informacioneve të mediave amerikane, eventi në fjalë pritet të prodhojë afro 300mln dollarë, ndërsa biletat kanë qenë në vlera të mëdha. Në bazë të rregullores, dueli do të zgjasë 8 raunde, ndërsa përfshihet në një përballje të peshave të rënda, ku favorit sipas kompanive të basteve është 27-vjecari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026