Milaim Zeka: Kosova s’ka nevojë për njohjen e Serbisë

13 Shtator 2022 | 14:18

Analisti, Milaim Zeka është shprehur se Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë.

Në një intervistë në ‘Euronews Albania’, ai tha se gjëja më e rëndësishme që duhet arritur është një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës që edhe qytetarët të mos jetojnë me psikozën e luftës.

“Habitem pse klasa politike e kërkon njohjen reciproke të Serbisë. Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë, por që Vuçiç të shohë punët tij dhe të mos e pengojë Kosovën në rrugën e saj europiane. Ne mund të zgjidhim problemin që të nënshkruajmë një marrëveshje pas me Serbinë, pra kemi nevojë për arritjen e një marrëveshje paqësore që ne nuk e sulmojmë njëri –tjetrin,. Unë jam i bindur që Vuçiç është vendosur para një presioni të madh ndërkombëtar. Më shumë më shqetëson Albin Kurti pasi akoma nuk po tregon as 2 % e presionit ndërkombëtar ndaj Albin Kutit. Të jeni të bindur se marrëveshja finale do të jetë e dhimbshme si për Kosovën dhe Serbinë, ,. Kurti ka thënë se prioritet numër 7 janë negociata me Serbinë dhe tani ka dalë numër 1. Ai ka thënë se është partizani më i madh i bashkimit me Shqipërinë, por tani i ka harruar. Kurti është më shumë i presionuar se Vuçiç”, tha ndër të tjera ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026