Milaim Zeka: Rama, Kurti, Meta dhe Berisha kanë këtë të përbashkët
Analisti Milaim Zeka zbuloi në një intervistë për Euronews Albania një të përbashkët mes Edi Ramës, Albin Kurtit, Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Sipas tij gjithë liderët politikë mendojnë se duke “goditur” kryeministrin në sy të ndërkombëtarëve, rrjedhimisht ke goditur vendin tënd.
“Pavarësisht divergjencave tona politike me Albin Kurtin, gjithmonë në raport me Vuçiçin, ne duhet ta mbështesim kryeministrin tonë për çfarëdo lëvizje të tij politike. Ne duhet të jemi unikë përballë Serbisë dhe nuk duhet ta shohim Albin Kurtit si një armik, ose si një njeri që ne duhet ta godasim edhe në momentet kur ai merr vendime ose qëndrime jo të balancuara në raport me Serbinë. E njëjta gjë duhej të vlente për opozitën e Shqipërisë,” – u shpreh Zeka.
Sipas tij Bashkimi Europian i ka informacionet që i duhen edhe për qeverinë Rama, edhe për korrupsionin apo krimin e organizuar dhe një protestë nuk do ndihmonte për t’i bërë me dije ndërkombëtarëve gjërat që nuk shkojnë në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit