Kolumnisti holandez: Pse mbreti holandez dhe ai shqiptar s’janë të ftuar në Samit?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një kolumnist holandez ka shkruar rreth vizitës së nesërme të kryeministrit holandez Mark Rutte në Tiranë, duke iu referuar miqësisë mes tij dhe kryeministrit Rama si një ‘romancë vëllazërore’.

Por ndër të tjera, Tijn Sadee ka hedhur dritë mbi mungesën e mbretit holandez Willem-Alexander në këtë samit, duke kujtuar se në Shqipëria ka gjithashtu një familje mbretërore dhe një Princ Kurore, i cili sipas tij gjithashtu nuk është i ftuar në këtë samit.

Sipas Sadee, një takim i mundshëm mes mbretit holandez dhe atij shqiptar do të krijonte mundësinë për formimin e një romance të re vëllazërore mes Shqipërisë dhe Holandës, por nuk dihet nëse ky propozim i tij është real apo cinik, duke qenë se gjatë shkrimit ai thumbon vazhdimisht familjen mbretërore.

- Advertisement -

Pjesë nga shkrimi:

Për kryeministrin Mark Rutte, mund të jetë aventura më emocionuese e vitit: Samiti i ardhshëm BE-Ballkan, të martën më 6 dhjetor, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Shqipëria ka qenë një temë e nxehtë që nga regjistrimi i emisionit Wie is de mol? Si rezultat, turistët holandezë zbuluan vendin që ishte ende plotësisht i izoluar deri në vitin 1991 dhe vuajti prej dekadash nën një regjim jashtëzakonisht mizor komunist.

Shqipëria është tashmë një kandidate zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Rutte ka gjithashtu një vend në zemrën e tij për vendin ballkanik: një romancë e jashtëzakonshme mes vëllezërish ka nisur prej disa kohësh mes tij dhe kryeministrit ekscentrik shqiptar Edi Rama, një ish-artist, e cila rezultoi edhe në një opinion të përbashkët. Ju mund ta lexoni atë si udhëzues për këtë samit ballkanik. “Të punosh së bashku në Evropë na bën më të fortë”, është thirrja e tyre e përbashkët dhe e zemër-ngrohtë.

Me pak fjalë, mund të mësoni pak rreth asaj që pritet prej Ramës dhe Ruttes. Por nëse më lejohet të ndërhyj për një moment të vetëm tek protokolli: pse nuk po udhëton mbreti Willem-Alexander drejt këtij Samiti? Atje, në Tiranë, është një familje mbretërore shqiptare e vetmuar që lëngon në harresë.

Prandaj apeli im drejtuar Rutte: merrni mbretin Willem-Alexander me vete në Tiranë dhe ndoshta një romancë e dytë shqiptaro-holandeze mes vëllezërish do të lindë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Erzen Breçani: Si kamerat e sigurisë dekonspiruan operacionin në Fushë-Krujë

Ish-shefi i policisë Erzen Breçani është shprehur se shumë herë kamerat e sigurisë kanë dekonspiruar operacionet policore në Fushë-Krujë. I ftuar në emisionin “Review” në...

Pedagogu i kriminalistikes: 1 milion kamera, Elbasani problem por Tirana….

Pedagogu Ervin Karamuço është shprehur se janë rreth 1 milion kamera të vendosura në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë. I ftuar në emisionin...

Hoxha-Breçanit: Bëre gabim që pamjet e vrasjes së Artan Santos ia dhe policisë

Ish-shefi i policisë Erzen Breçani i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania i tha gazetarit Artan Hoxhës pamjet e vrasjes së Artan Santos...

TË FUNDIT

Erzen Breçani debat te ashpër me zyrtarin e policisë: I ke kontrolluar shkollat?

Ish-shefi i policisë Erzen Breçani ka debat   uar me zyrtarin e policisë Gentian Mullaj në lidhje me kamerat e sigurisë. Breçani tha se sa më...

Artan Hoxha: Si e morëm vesh që Jan Prengën e rrëmbyen dhe e vranë

Gazetari Artan Hoxha tregoi se si e morën vesh që Jan Prengën e kishin rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur. I ftuar në emisionin “Revieë” në Euroneës...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×