Militantët e Gazës hyjnë në Izrael pas sulmit masiv me raketa

7 Tetor 2023 | 08:30

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan herët këtë mëngjes në Izraelin jugor dhe qendror pas një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës, thanë dëshmitarët.

Autoritetet izraelite thonë se një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin. Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulmet ajrore në Rripin e Gazës.

Banorët e Rripit të Gazës thanë se dëgjuan përleshje të armatosura pranë qytetit Khan Yunis, përgjatë gardhit që ndan territorin nga zona e kontrolluar nga Izraeli, raportoi Reuters.

Shërbimet e urgjencës izraelite njoftuan se në pjesën jugore të vendit, disa ekipe janë dërguar në terren dhe qytetarët janë paralajmëruar të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Reuters raporton se pjesëtarët e forcave palestineze kanë hyrë në territorin e Izraelit jugor.

Ushtria izraelite njoftoi se nisi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, dy orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm me raketa ndaj Izraelit nga territori. Ministri i Mbrojtjes Yoav Galan njoftoi mobilizimin e rezervistëve, pas një sulmi të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit, njoftoi zyra e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026