“Militantët e VV-së më kanë kërcënuar me jetë”, Sveçla: Ka nisur hetimi mbi pretendimet e Pacollit

7 Maj 2020 | 18:51

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në qeverinë e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla theksoi në “Ilva Now” se autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet, në lidhje me pretendimet e Pacollit, i cili tha se militantë të VV-së e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij. Ai u shpreh se kreu i AKR-së do të merret në pyetje mbi pretendimet e tij, sapo të kthehet nga Zvicra.

“Po, patjetër, ne kemi filluar hetim këtu. Po sa Pacolli të kthehet nga Zvicra, sigurisht që njësitë e anti-terrorit do të marrin të gjithë informatat, indiciet që ai disponon për të ashtuquajturin sulmin terrorist shtetëror. Unë besoj se Pacolli do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”, theksoi ai.  

Ai shpjegoi në “Ilva Now” se nuk ka deklaruar kurrë se Pacolli ka hyrë në Kosovë me veturën e Thaçit. Ministri Zveçla tregoi gjithashtu se Presidenti Thaçi ka kaluar për 100 minuta kufirin e Kosovës, dhe ky kalim drejt Shqipërisë korrespondonte me kohën e aterimit të Pacollit, ndaj sipas tij kjo çështje ka marrë vëmendje të madhe.

“Unë në asnjë moment nuk kam deklaruar se Pacolli ka qenë në veturën e zotit Thaçi. Unë jam përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarëve, të cilët kanë pasur pretendime, në bazë të informatave të tyre, por edhe në bazë të informatave të Policisë së Kosovës për sjellje të çuditshme dhe të papërshtatshme të Presidentit të Republikës. Në kohë pandemie zoti Thaçi lëshon territorin e Kosovës në drejtim të Shqipërisë, saktësisht për 100 minuta dhe pas kësaj kthehet në Kosovë duke thyer protokollet. Unë ju përgjigja pyetjeve të mediave, por po ashtu u përgjigja edhe dokumentacioneve që na vinin për daljen dhe hyrjen e tij në Kosovë, në kohën kur kjo korrespondonte me aterimin e Pacollit. Unë nuk kam thëne se ka qenë në veturën e zotit Thaçit, por kam thënë se çfarëdo kalimi ilegal do mund të përmbante shkelje penale”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021