Milo: Lista Serbe do të sigurojë shumicë votash, do kërkojnë të drejtat e mëparshme

12 Tetor 2025 | 22:44

Politikani dhe diplomati, Paskal Milo i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka folur lidhur me parashikimet e tij për zgjedhjet lokale në Kosovë. Milo u shpreh se në komunat në veri të vendit Lista Serbe do të sigurojë një rezultat të madh dhe se do të rikthehet në pushtet.

Më tej ai parashikoi se me rikthimin e tyre në zyrat e komunës ata do të vijojnë për pjekjet për të rifituar të drejtat që kanë patur më përpara.

“Kontestime nuk do të ketë për rezultatin e zgjedhjeve në Veri sepse Lista Serbe do të sigurojë me shumicë goxha të madhe që do të konfirmojë kthimin e saj në pushtet atje. Nga kjo pikëpamje nuk do të ketë përplasje se rezultati do të jetë i qartë.

Unë parashikoj, uroj që të mos më dalë fjala që pasi të jenë kthyer në zyrat e komunës, përfaqësuesit serb, aty do të fillojnë për përpjekjet për të rifituar ato të drejta që kanë patur përpara, në mos të gjitha në mënyrë graduale sidomos në radhë të parë me simbolet”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026