Mimoza Kusari Lila: Do marrim pjesë në zgjedhje në të njëjtën listë me Vetëvendosjen

5 Janar 2021 | 17:56

Viti 2021 fillon në Kosovë me zgjedhjet politike pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, “Balkan Talks” në Euronews Albania ka biseduar me Mimoza Kusari Lila, e cila drejton partinë Alternativa për Kosovën dhe njëkohësisht është deputete e parlamentit dhe anëtare e grupit parlamentar e Vetëvendosjes.

Ajo theksoi se qeveri “Hoti” ka qenë qeveri jofunksionale, ndërsa shtoi se zgjedhjet kurdo që të mbahen do të kenë një fitues të qartë.

“Ka shumë kohë në 2020 qe ne kemi kërkuar zgjedhje për zgjidhjen e situatës dhe krizës politike. Qeveria Hoti më tepër ka qenë një qeveri jofunksionale se funksionale. Jemi të bindur se zgjedhjet do përcaktojnë një fitues të qartë kurdo që të mbahen”,-shprehet zonja Kusari Lila për ”Balkan Talks”.

Zonja Lila shprehet se në këto zgjedhje do të hyjë sërish me Vetëvendosjen, pasi ka rezultuar një bashkëpunim shumë i mirë.

“Alternativa ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe do e vazhdojmë dhe në këto zgjedhje. Do dalim së bashku në një listë”,-thotë zonja Lila. 

Pavarësisht se do garojnë në zgjedhje së bashku forcat politike kanë dallime mes tyre dhe zonja Kusari Lila i tregon ato në ”Balkan Talks”.

“Alternativa është parti Liberaldemokrate, ka një program më liberal dhe të fokusuar të të drejtat dhe liritë e njerëzve”,-rrëfen deputetja e parlamentit zonja Mimoza.  

Zonja Kusari Lila u ndal dhe te bashkëpunimet e tjera që mund të ketë lista ku ajo bën pjesë duke thënë se janë duke negociuar që dhe zonja Vjosa Osmani të jetë pjesë e tyre.

“Nëse Lista e zonjës Vjosa Osmani bashkohet me listën tonë e shoh shumë të mundur që të arrihet mbi 50% e votave”,-tregon zonja Kusari Lila.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026