Mina me telekomandë, eksploziv dhe armë, arrestohet 45-vjeçari në Rrëshen
Një 45-vjeçar në Rrëshen ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap duke transportuar mina me telekomandë dhe eksploziv.
Sipas burimeve nga Policia, gjatë kontrolleve në banesë, atij iu gjetën edhe dy armë zjarri dhe lëndë të tjera eksplozive.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Njoftimi i Policisë:
Rrëshen-Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.
Policia finalizon operacionin policor të koduar “Safe City 2”.
Me mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive, nga Lura drejt Rrëshenit, kapet në flagrancë në hyrje të Rrëshenit, 45-vjeçari nga Lura.
Gjatë kontrollit në banesë në Lurë, Policia i gjeti 2 armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore, qindra fishekë luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.
Dy muaj e gjysmë më parë, Policia vuri në pranga një 28-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në inteligjencën policore dhe në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë siguruan informacion se një shtetas po transportonte mina me telekomandë, në drejtim të Rrëshenit.
Bazuar në këtë informacon organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Safe City 2”, gjatë të cilit, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, u kap në flagrancë shtetasi A. K., 45 vjeç, lindur në Thumanë, Krujë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi:
- 4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
- 3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
- 3 kapsolla të lidhura me fitil;
- 2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh