Ministrat e Jashtëm britanikë, francezë e gjerman dënojnë sulmet e Izraelit në Katar

13 Shtator 2025 | 09:09

Ministrat e jashtëm britanikë, francezë dhe gjermanë dënuan të premten sulmet ajrore të Izraelit në Doha më 9 shtator , duke thënë se bombardimet, të cilat kishin në shënjestër udhëheqjen e Hamasit, shkelën sovranitetin e Katarit dhe rrezikuan përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

“Një veprim i tillë përbën një rrezik serioz për arritjen e një marrëveshjeje të negociuar”, shkruan ata në deklaratë, tre ditë pas sulmeve. “Ne shprehim solidaritetin tonë me Katarin dhe mbështesim plotësisht rolin jetësor që ai vazhdon të luajë në përpjekjet e ndërmjetësimit midis Izraelit dhe Hamasit.”

Ministrat i kërkojnë Izraelit të përqendrohet në arritjen e një armëpushimi në Gaza

“Ne theksojmë më tej se fokusi duhet të mbetet në arritjen e një armëpushimi të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe përmbytjen e Gazës me ndihma për të ndaluar urinë”, vazhdoi deklarata.

Të tre ministrat bënë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake në qytetin e Gazës .

Ata shtuan se dënojnë “krimet e tmerrshme të kryera nga Hamasi”, të cilin e përcaktuan si një “lëvizje terroriste që duhet të lirojë menjëherë dhe pa kushte pengjet që mban, të çarmatoset dhe të përjashtohet përgjithmonë nga qeverisja e Rripit të Gazës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026