‘Dalja e Serbisë në Adriatik’ ministri Cakaj përgjigjet në Ilva Now
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj komentoi në “Ilva Now” deklaratat se, Shqipëria do t’i mundësojë daljen në Adriatik, Serbisë duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.
“Nuk bëhet fjalë fare për këto që po flitet që Shqipëria i mundëson Serbisë dalje në Adriatik”, deklaroi ai.
Lidhur me reagimin që ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin bëri, z. Cakaj tha se për këtë ambasadori serb në Shqipëri është thirrur në ministrinë e Jashtme për t’i bërë notë protestë.
Ministri theksoi se, Serbia po përpiqet të relativizoi të kaluarën sa i takon krimeve të luftës në Kosovë. Z. Cakaj tha se,
“Përfaqësuesi i ambasadës së Serbisë në Shqipëri është thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe ka marrë mesazhin e duhur. Dinjitetin e Shqipërisë dhe të vërtetën e Kosovës nuk mund ta ndryshojë dhe cenojë askush”, deklaroi ministri.
Lexoni gjithashtu:
A do të largohet dhe Gent Cakaj si Besa Shahini? Ministri në detyrë befason me përgjigjen e tij
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta