Ministri Hasani vizitë në Estoni, takime me zyrtarët e lartë të vendit
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një vizitë në Estoni, ku ka zhvilluar takime me kryeministren Kaja Kallas, homologun e tij Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.
Përmes një reagimi në Facebook, Hasani ka ndarë fotografi dhe detaje nga takimi, ku thotë se u diskutuan zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor e në rajonin e Balltikut dhe bashkëpunimi mes vendeve.
Ai gjithashtu i shprehu mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Postimi i Hasanit:
E nisa vizitën time të shkurtër në Estoni me takime produktive me Kryeministren Kaja Kallas, homologun tim Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetir të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.
Diskutuam zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut, duke u fokusuar në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, dixhitalizimin dhe teknologjinë.
Mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Ministri Hasani po merr pjesë në konferencën “Lennart Meri” që mbahet në Talin, ku në fokus të debatit është situata e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA