Ministri Hoxha në vizitë zyrtare në Bruksel, takime me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, më datat 10–11 mars 2026.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Hoxha do të pritet nga Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
Në fokus të takimeve do të jetë partneriteti në rritje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe angazhimi për përparimin e mëtejshëm në përmbushjen e kalendarit ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.
Me ftesë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Ministri Hoxha do të jetë ndër folësit kryesorë në panelin me titull “Fuqizimi i BE përmes Zgjerimit”, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve.
Diskutimet do të përqendrohen në mënyrat se si procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian mund të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e Unionit, si dhe në rolin e zgjerimit si një investim afatgjatë për të ardhmen e rajonit.
Ministri Hoxha do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë për të nderuar mësuesit e gjuhës shqipe në Belgjikë dhe Luksemburg.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat