Ministri i Bujqësisë Andis Salla voton në Cërrik, flet për projektet e reja në qytet

9 Nëntor 2025 | 11:54

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, i cili më parë ka drejtuar Bashkinë e Cërrikut, ka ushtruar të drejtën e votës në qytetin që dikur ka administruar. Pas votimit, ai u shpreh se procesi po zhvillohet në qetësi.

Salla ftoi qytetarët e Cërrikut të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e shprehjes së vullnetit të lirë për zhvillimin e bashkisë. Ai u shpreh optimist duke nënvizuar se pjesëmarrja do të rritet, dhe theksoi se Cërriku është pjesë e projekteve të qeverisë shqiptare në të gjitha fushat.

“Është një vazhdimësi e punëve të mira të dy vite më parë. Më është dashur të jem në një detyr tjetër në qeverinë shqiptare dhe tashmë zgjedhjet duken të qeta. Dua ti ftoj të gjithë banorët e bashkisë së Cërrikut të votojnë masivisht duke shprehur vullnetin e tyre dhe të vazhdojë çdo punë e mirë.

Sa i përket pjesëmarrjes, mendoj se do rritet, njerëzit janë diku në punë por gjithsesi është një moment që do e shohim në fund të ditës gjithë procesin.

Nëse flasim për projekte konkrete në Cërrik, bashkia është në proces të të gjithë paketës së qeverisë shqiptare në çdo fushë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026