Ministri i Drejtësisë në takim me përfaqësuesit e KiE: Shqipëria me përqindjen më të lartë të paraburgimit, duhet ndërhyrje në ligj

29 Janar 2026 | 16:20

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari në një takim me përfaqësues të Këshillit të Evropës këtë të enjte ka vënë në fokus problematikën e paraburgimit në Shqipëri, duke pranuar se vendi ynë mban një nga përqindjet më të larta në Evropë.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës së nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe siguri personale nga Strasburgu te zbatimi në nivel kombëtar”, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve evropiane dhe ekspertëve të drejtësisë.

Në këtë konferencë morën pjesë Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës, Nicola Lettieri, Zëvendësprokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Lartë të Kasacionit të Italisë, si dhe Theo Byl, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Antwerp në Belgjikë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Lamallari theksoi se përdorimi i masës së paraburgimit përbën një nga sfidat më të ndjeshme për sistemin e drejtësisë në vend.

“Për fat të keq, Shqipëria vazhdon të mbajë një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë. Aktualisht, rreth 58% e personave në institucionet penitenciare janë të paraburgosur, ndërsa kohëzgjatja mesatare e paraburgimit është 253 ditë, krahasuar me 155 ditë në vendet evropiane”, deklaroi ministri i Drejtësisë.

Sipas tij, kjo situatë lidhet me një politikë penale të ashpër, nga e cila Shqipëria duhet të distancohet në kuadër të procesit të integrimit evropian, përmes rishikimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në konferencë u prezantuan gjithashtu dy raporte të përgatitura nga ekspertë ndërkombëtarë për llogari të Këshillit të Evropës, të cilat përmbajnë gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e kuadrit ligjor penal dhe procedural penal në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë

Eksperti i sigurisë nga SHBA, Adrian Shtuni, ka analizuar konfirmimin e sotëm që dha Mark Rutte gjatë një konference për samitin e ardhshëm të NATO-s...
21:59 | 08/07/2026