Ministri i jashtëm danez: Ka vija të kuqe që nuk mund të kalohen

19 Janar 2026 | 18:33

Ministri i Jashtëm danez, Lars Loekke Rasmussen tha se ka vija të kuqe që nuk mund të kalohen, duke iu referuar aspiratave të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të blerë Groenlandën. Ai më tej shtoi se nuk ka ndërmend të përshkallëzojë situatën.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë aleatët tanë në aleancën e NATO-s, në Bashkimin Evropian, të mbrojnë këto parime për t’i treguar presidentit amerikan se keni një dëshirë, keni një vizion, keni një kërkesë, por nuk do të jeni kurrë në gjendje ta arrini këtë duke ushtruar presion mbi ne”, tha Rasmussen.

Ai tha se beson që Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian do ta mbështesin Danimarkën, duke përmendur deklaratën e fortë të mbështetjes nga kryeministri britanik Keir Starmer.

Starmer tha më herët të hënën se është krejtësisht e gabuar të vendosen tarifa ndaj aleatëve dhe riafirmoi se çdo vendim në lidhje me statusin e ardhshëm të Grenlandës i përket popullit të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026