Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)

30 Qershor 2026 | 12:08

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit. Automjeti i zëvendësministres Albana Koçiu është goditur me vezë nga protestuesit.

Nga pamjet duket qartë se gjatë daljes së zv/ministres me makinë nga Parlamenti, protestuesit kanë hedhur vezë drejt makinës, ndërsa forcat e rendit po mbajnë shmangien e kontaktit fizik me automjetin.

Policia është në gatishmëri, ndërsa pritet dalja e deputetëve të tjerë që ndodhen brenda godinës. Protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe incidente të ndryshme gjatë gjithë ditës.

Ndërkohë, prej 31 ditësh Tirana është përfshirë nga protestat masive ku kërkohet dorëheqja e Ramës dhe e qeverisë së tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit ku automjeti i një ministri është goditur me vezë nga protestuesit sapo ka...
12:16 | 30/06/2026

Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)

Janë shënuar sërish tensione përpara Parlamentit, këtë herë mes protestuesve dhe forcave të rendit e sigurisë. Ndërsa seanca plenare vijon brenda sallës, jashtë situata ka...
11:53 | 30/06/2026

Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit

Ndërkohë që brenda sallës së Parlamentit vijojnë diskutimet e rendit të ditës, jashtë ambienteve të Kuvendit situata mbetet e tensionuar. Një grup protestuesish janë grumbulluar...
11:33 | 30/06/2026