Ministri i Jashtëm grek refuzon të zbresë në Libi, nuk takon homologen në aeroport

17 Nëntor 2022 | 20:26

Takimi mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe kryetarit të Këshillit Presidencial Libian, Mohamed Menfi, në Tripoli u anulua në minutën e fundit të enjten.

Pak minuta pasi u ul në Tripoli, zyrtari grek udhëzoi që avioni të nisej për në Bengazi, pa zbritur në kryeqytet, shkruan Kathimerini.

Menfi kishte kërkuar që Dendias të ndalonte në Tripoli për t’u takuar me të një ditë para vizitës dhe diplomati pranoi me kusht që të ishte i pranishëm vetëm Menfi dhe asnjë person tjetër.

Kur avioni u ul në Tripoli, megjithatë, ministrja e Jashtme e qeverisë së Tripolit, Najla Mangoush, priste të takohej me diplomatin grek dhe në atë moment Dendias vendosi të nisej pa takuar Menfin.

Ministria e Jashtme greke e cilësoi incidentin si shkelje të protokollit dhe kushteve të dakorduara për vizitën.

Në një deklaratë të shkurtër, Athina dënoi masën dhe premtoi të hakmerret “me masat e duhura diplomatike”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
15:35 | 01/07/2026

Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit

Salzburgu ka filluar të zbatojë një ndalim veror për vizitorët që hyjnë me makinë në qendrën e tij historike, duke ndjekur një politikë të modeluar...
15:34 | 01/07/2026

Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)

Temperaturat e larta prej ditësh kanë “pushtuar” Evropën. Turistët pavarësisht temperaturave ekstreme nuk kanë anuluar planet e tyre dhe kanë udhëtuar në destinacionet më të...
15:12 | 01/07/2026