Ministri i Jashtëm Hoxha telefonatë me homologun e tij në Kuvajt: Dënojmë veprimet e Iranit

9 Mars 2026 | 19:39

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij të Kuvajtit, Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah, lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të Iranit ndaj vendeve të Gjirit.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se Shqipëria dënon veprimet e Iranit, duke i cilësuar si shkelje të qarta të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim për sovranitetin, sigurinë dhe ekonominë e Kuvajtit, si dhe për stabilitetin rajonal dhe global.

“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Kuvajt përballë çdo veprimi destabilizues. Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit,” shkroi ministri Hoxha.

Ai njoftoi gjithashtu se Shqipëria do të bashkësponsorizojë projekt-rezolutën e OKB-së në Këshillin e Sigurimit, të paraqitur nga shtetet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, e cila dënon sulmet e Iranit ndaj Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

Në fund të komunikimit, Hoxha shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për kujdesin e autoriteteve kuvajtiane ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre ditëve të tensionuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti këtë të hënë në Tiranë një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare...
17:00 | 06/07/2026

Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, theksoi se qeveria do të mbështesë sipërmarrjet shqiptare...
11:55 | 06/07/2026

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja, pas diskutimeve në javën e...
11:06 | 06/07/2026