Ministri i jashtëm hungarez: Do të ndihmojmë Serbinë me naftë
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se si Hungaria do ta ndihmojë Serbinë pasi janë ndërprerë dërgesat me naftë të papërpunuar nga Kroacia.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se rafineria e naftës të Industrisë së Natës të Serbisë (NIS), që është në pronësi ruse, do të mbyllet për katër ditë nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ndaj kompanisë, duke rrezikuar furnizimet me karburante para dimrit.
SHBA-ja, e cila ka zbatuar një sërë masash kundër subjekteve të lidhura me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, vendosi sanksione ndaj rafinerisë muajin e kaluar, duke bërë që Kroacia fqinje të ndërpresë furnizimin me naftë të papërpunuar.
“Serbia është në një situatë të vështirë. Ne hungarezët, sigurisht, do ta ndihmojmë Serbinë, popullin serb dhe ekonominë serbe, dhe sot në Beograd do të diskutojmë detajet e kësaj ndihme”, tha Szijjarto në një video të publikuar në Facebook më 26 nëntor.
Në tetor, Szijjarto deklaroi se kompania hungareze e naftës MOL do të rrisë furnizimet për Serbinë, por nuk dha asnjë detaj për sasinë e furnizimit apo mënyrën e transportit.
Ndërkaq, një tubacion i naftës që lidh Hungarinë dhe Serbinë është në fazën e planifikimit dhe mund të nisë që të plotësojë të gjitha nevojat e Serbisë për naftë të papërpunuar deri në vitin 2028, tha Szijjarto në prill.
Tubacioni pritet të ketë kapacitet për transportin e 4 deri në 5 milionë tonë naftë ruse në Serbi përmes Hungarisë çdo vit, tha ministri i Jashtëm në atë kohë.
Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë forcuar vitet e fundit dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kanë raporte të mira me Rusinë./ REL
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale