Ministri i Jashtëm i Estonisë bën thirrje për ndalimin e TikTok në Evropë
Ministri i Jashtëm estonez Margus Cakna ka bërë thirrje për shqyrtimin e ndalimit të TikTok në Evropë pasi rrjeti social u ndalua në SHBA.
Cakna ka shkruar në platformën X se TikTok ka përhapur dezinformata vitet e fundit dhe siç ka deklaruar ai është një platformë “për manipulim elektoral”.
“Përveç kësaj, dihet se mbledhja e tij masive e të dhënave përbën një rrezik serioz për sigurinë. Ndalimi i TikTok duhet të merret parasysh edhe në Evropë,” tha Cakna.
Aplikacioni TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytdance, pezulloi operacionet për përdoruesit në SHBA të shtunën vonë, përpara se ndalimi i rrjetit social në Amerikë të hynte në fuqi sot.
TikTok është zhdukur nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google, raportoi Reuters.
“Ligji për ndalimin e TikTok është miratuar në SHBA. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që ju nuk mund të përdorni TikTok për momentin. Ne jemi të lumtur që (presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald) Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer TikTok kur të marrë detyrën”, thuhet në mesazhin në aplikacion.
LEXONI GJITHASHTU:
Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit
Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun