Ministri i Jashtëm i Iranit: Do të sulmojmë kompanitë amerikane nëse goditen objektet energjetike

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
14 Mars 2026 | 18:11

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj objekteve energjetike iraniane duke synuar kompanitë amerikane në rajon.

Sipas tij, nëse objektet iraniane sulmohen, Teherani do të godas objektet e kompanive amerikane në rajon dhe kompanitë në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë aksione.

“Nëse objektet iraniane sulmohen, forcat tona do të synojnë objektet e kompanive amerikane në rajon ose kompanitë në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë aksione. Ne patjetër do t’u përgjigjemi këtyre sulmeve, ndërsa në të njëjtën kohë do të veprojmë me kujdes në mënyrë që zonat me popullsi të dendur të mos jenë në shënjestër”, tha Araghchi.

Kjo deklaratë vjen disa orë pasi ushtria amerikane shënjestroi ishullin Kharg, një vend kritik për Iranin, pasi mendohet se rreth 90% e eksporteve të naftës kalojnë nëpër ishull.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026