Ministri i jashtëm serb mohon akuzat, dënon sulmin në Ibër Lepenc
Qeveria e Kosovës ka drejtuar gishtin nga Serbia për sulmin e të premtes në kanalin e Ibër – Lepencit, ndërsa ministri i jashtëm serb, Marko Djuriç ka thënë se Serbia dënon me termat më të ashpër të mundshëm këtë sulm.
Këto akuza siç i quan ai, të regjimit etnonacionalist të Kurtit, ka thënë se janë të parakohshme dhe një devijim i qëllimshëm, që sipas tij tregon potencialisht përfshirjen e vetë regjimit të Kurtit.
“Këto akuza të pabaza minojnë përpjekjet për dialog konstruktiv dhe shërbejnë vetëm për të përshkallëzuar tensionet në një situatë tashmë delikate” – ka shkruar ai në rrjetin social X.
Madje Djuriç ka thënë se Serbia është e gatshme që të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve në kanal, nëse është e nevojshme, për të demonstruar përkushtimin e tyre për mirëqenien e njerëzve në rajon, pavarësisht përkatësisë etnike a politike.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse ndërkombëtare që të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës përgjegjësit për këtë akt” – ka shtuar ai.
Ministri serb ka thënë më tej se ata janë të përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit e bashkëpunimit dhe kanë bërë thirrje që të gjitha palët t’i rezistojnë provokimeve dhe t’i japin përparësi dialogut, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit.
“Ibër-Lepenci është një rrugë ujore kritike thelbësore për prodhimin e energjisë elektrike, bujqësinë, ujin e pijshëm dhe mirëqenien e përgjithshme të komuniteteve të cilave u shërben. Veprime të tilla shkatërruese janë të papranueshme dhe kërcënojnë stabilitetin e brishtë që ne po përpiqemi të ruajmë” – ka thënë ai.
Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok ka shkaktuar probleme në furnizim me ujë dhe rrymë në Kosovë. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar të shtunën se pavarësisht dëmtimit kanë arritur të sigurojnë energji elektrike për vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”.
Qeveria e Kosovës ka thënë se ky sulm është i dirigjuar e orkestruar nga Serbia e i kryer nga profesionistë. Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm (30.11.2024) ku ka folur për këtë shpërthim.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë