Ministri i Jashtëm turk: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por s’është e mjaftueshme
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu deklaroi se qeveria e re e Suedisë është më e vendosur që të adresojë shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, në këmbim që pala turke të ratifikojë anëtarësimin e Stokholmit në NATO, por bëri thirrje për “hapa konkretë”.
Cavusoglu u takua të martën me homologët e tij nga Suedia dhe Finlanda në margjinat e samitit të NATO-s në Bukuresht.
“Deklaratat që vijnë nga Suedia janë të mira, vendosmëria është e mirë, por ne duhet të shohim hapa konkretë. U tham atyre se nuk kemi parë hapa konkretë për këto çështje”, përfshirë ekstradimin e kriminelëve dhe ngrirjen e aseteve të “terroristëve”, theksoi ai.
Në maj, Finlanda dhe Suedia vendosën që t’i bashkohen NATO-s, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU
- Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Sisteme më të sofistikuara mbrojtëse Kievit
- Stoltenberg: NATO nuk do të tërhiqet në mbështetjen për Ukrainën
- Anëtarësimi në NATO, ministri turk takim me homologun suedez dhe finlandez
Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare