Ministri izraelit: Do të ndërtojmë shtet hebre izraelit në Bregun Perëndimor

30 Maj 2025 | 16:00

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka bërë një deklaratë të fortë duke premtuar ndërtimin e një “shteti hebre izraelit” në Bregun Perëndimor, një territor të pushtuar që ka qenë në qendër të tensioneve mes Izraelit dhe palestinezëve për dekada.

Katz bëri këto komente një ditë pas njoftimit të Qeverisë izraelite për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në këtë territor.

Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, të cilat konsiderohen si një pengesë e madhe për arritjen e një paqeje afatgjatë, janë dënuar vazhdimisht nga Kombet e Bashkuara dhe cilësohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Vendimi i Qeverisë izraelite është përballur me kritika të ashpra ndërkombëtare, përfshirë nga shumë shtete dhe organizata të drejtat e njeriut.

Katz i quajti këto veprime si një “përgjigje të vendosur” ndaj organizatave që, sipas tij, po përpiqen të dëmtojnë dhe dobësojnë kontrollin izraelit mbi këtë territor. Ai gjithashtu dërgoi një mesazh të fortë për presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe partnerët e tij ndërkombëtarë, duke deklaruar:

“Kjo është një përgjigje e vendosur ndaj organizatave terroriste që po tentojnë të dëmtojnë dhe dobësojnë kontrollin tonë ndaj kësaj toke dhe po ashtu është një mesazh i qartë për presidentin Macron dhe bashkëpunëtorët e tij: ata do të njohin në letër shtetin palestinez, por ne do të ndërtojmë, këtu, në këtë tokë, një shtet hebre izraelit,” tha Katz. Ai shtoi se çdo përpjekje për të njohur një shtet palestinez do të jetë e kotë: “Ajo letër do të hidhet në koshin e plehrave të historisë dhe shteti i Izraelit do të lulëzojë dhe përparojë.”

Katz bëri këto komente gjatë një vizite në vendbanimin Sa-Nur, një prej vendbanimeve izraelite në veri të Bregut Perëndimor, që u evakuua në vitin 2005 si pjesë e tërheqjes izraelite nga Gaza. Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga Lufta e Gjashtë Ditëve në vitin 1967.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026