Ministri Selim Selimi për “Balkan Talks”: Haradinaj është alternativa më e mirë për president
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar programin e saj politik për këto zgjedhje dhe gjatë intervistës në “Balkan Talks” në Euronews Albania, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi tregoi më shumë për atë që ofron partia ku ai bën pjesë për qytetarët e vendit.
“Oferta jonë është presidenti për shkak të rrethanave ne mendojmë që z. Haradinaj do të jetë presidenti i ardhshëm sepse kemi disa çështje nëpërmjet të cilave ka dëshmuar se është figura e duhur për të qenë president. Ne japim dhe ofertën për qeverisje në dikastere të ndryshme dhe kemi një plan shpëtimi ekonomik dhe anëtarësim në NATO”, shprehet ministri.
Një ndër akuzat që i bëhet shpesh Aleancës është se e shohin si parti rajonale, por ministri Selimi e hedh poshtë këtë akuzë.
“Ne nuk jemi parti rajonale se mbi 60 % të votave i kem jashtë Dukagjinit, se na thonë që jemi parti Dukagjini, kemi garues nga Maqedonia e Veriut dhe trevat e Kosovës”, tha Selimi.
Kandidatura e z. Haradinaj për president të Kosovës është një nga pikat kryesore të programit të Aleancës, e cila nuk është mirëpritur nga asnjë forcë në Kosovë dhe Selim tregon arsyet e kësaj qasjeje.
“Rivalët politikë tregojnë që frikësohen më këtë linjë që kanë ndjekur dhe e dinë që me Ramush Haradinaj nuk mund të bëhen pazare për territoret e Kosovës”, shprehet anëtari i kryesisë së AAK-së.
Ai komentoi dhe zgjedhjen e Vetëvendosjes për kandidaturën e znj. Osmani si presidente.
“Është legjitime qasja e tyre, por populli e di që karriera politike nuk bazohet në tre fjalime të zjarrta, por në sakrificë për çështje nacionale”, tha Selimi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital