Ministri serb përballet me gjyq, falsifikoi dokumente për projektin e Kushner

4 Shkurt 2026 | 15:44

Ministri i Kulturës në Serbi, Nikola Selakoviç, dhe tre zyrtarë të tjerë janë paraqitur të mërkurën para gjykatës, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, për të hapur rrugën e një projekti ndërtimor që do të financohej nga kompania e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Associated Press, Kushner është tërhequr ndërkohë nga investimi shumëmilionësh, i cili parashikonte ndërtimin e një hoteli të lartë, kompleksi banesash luksoze, zyra dhe dyqane, në vend të një kompleksi ushtarak të bombarduar në qendër të Beogradit, shkruan KosovaPress.

Projekti ishte mbështetur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, por u kundërshtua fuqishëm nga publiku dhe organizatat e trashëgimisë kulturore.

Objekti, i projektuar nga arkitekti Nikola Dobroviç dhe i dëmtuar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, konsiderohet vepër e rëndësishme e arkitekturës moderniste. Ministri dhe tre zyrtarë të tjerë akuzohen se në vitin 2024 e kanë hequr në mënyrë të paligjshme statusin mbrojtës të zonës, duke falsifikuar dokumente. Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë deri në tre vjet burg.

Procesi gjyqësor po zhvillohet në një klimë tensionesh të larta politike, mes protestave kundër qeverisë dhe shqetësimeve për ndryshime ligjore që, sipas BE-së, dëmtojnë pavarësinë e gjyqësorit në Serbi, shkruan AP.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë

Mund të tingëllojë e pabesueshme, dhe sigurisht disa vite më parë, me Greqinë në krizë dhe në prag të Grexit, askush nuk do ta kishte...
13:30 | 26/06/2026

Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive,...
13:05 | 26/06/2026

Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK

Analisti Valon Berisha, i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës, PDK, po kalon një lloj anomalie të...
10:37 | 26/06/2026