Ministria e Arsimit nxjerr urdhrin, gjuha angleze pritet të fillojë nga klasa e parë

28 Qershor 2021 | 19:31

Prej 13 shtatorit, gjuha angleze do të jetë gjuha e parë që do të mësohet në të gjitha shkollat e vendit, duke nisur nga klasa e parë.

Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin, i cili pritet t’i japë fund edhe pakënaqësisë të prindërve mbi mungesën e programit të lëndës gjuhë angleze në disa shkolla, duke e zëvendësuar atë me gjuhë të tjera.

“Që prej këtij shtatori gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjitha shkollat e vendit që në klasën e parë”, tha Kushi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi, në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste pak javë më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme kur anglishtja niste në klasën e tretë, nga 13 shtatori ajo do nisë të mësohet që në klasë të parë.

Vetëm tre muaj para nisjes së vitit të ri shkollor, përmes një urdhri të veçantë, Ministria e Arsimit ka miratuar programin e gjuhës angleze për klasën e parë.

Gjuha angleze do jetë gjuha e parë për të gjithë nxënësit, nga klasa e parë deri në të 12-ën.

Zbatimi i këtij vendimi, i cili unifikon anglishten si gjuhën e huaj që do të mësohet në ciklin e arsimit të detyrueshëm, pritet të krijojë dhe një lehtësim sa i takon shqetësimit të prindërve se në disa shkolla të arsimit 9-vjeçar, ofrohej gjuha angleze, e në disa të tjera frëngjishtja.

Ndër vite interesi për mësimin e gjuhës angleze, tek fëmijët shqiptarë ka qenë i lartë, nisur kjo nga fakti se shumë prindër paguajnë për mësimin e kësaj gjuhe duke i dërguar fëmijët në kurse private.

Mësimi i hershëm i gjuhës angleze shihet si i lidhur ngushtësisht dhe me njohjen e përdorimin e teknologjisë.

Nisma për futjen e anglishtes në të gjitha shkollat e vendit që në klasë të parë ishte edhe pjesë e planit të veprimit për arsimin, prezantuar gjatë fushatës elektorale nga vetë kryeministri Rama në muajin mars.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026