Ministria e Brendshme e Serbisë: Nuk kemi dhunuar protestues
Mbrëmjen e djeshme në disa qytete të Serbisë u shënuan përplasje dhe incidente gjatë zhvillimit të protestave qytetare. Në qytetin e Novi Sad-it, një grup protestuesish u përfshi në një konfrontim me simpatizantë të Partisë Progresive Serbe (SNS), të cilët ishin mbledhur pranë zyrave të kësaj partie për të mbrojtur objektin. Situata u përshkallëzua kur në drejtim të protestuesve u hodhën mjete piroteknike, ndërsa godina e SNS-së pësoi dëmtime si pasojë e një zjarri.
Përplasje u raportuan edhe në kryeqytetin Beograd, ku në disa zona u regjistruan incidente mes pjesëtarëve të policisë dhe protestuesve.
Ministria e Brendshme serbe ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve në rrjetet sociale, duke deklaruar se ato janë shkëputur nga konteksti dhe nuk pasqyrojnë realitetin. Sipas këtij institucioni, forcat e rendit janë sulmuar nga protestuesit me sende të forta si blloqe betoni dhe shishe, duke rrezikuar sigurinë dhe jetën e policëve.
Në deklaratën e saj, ministria i referohet veçanërisht një videoje që tregon një grua duke u dhunuar nga policia, duke mohuar versionin se oficerët kanë ushtruar forcë të pajustifikuar. Ajo thekson se nuk do të lejojë dhunë ndaj efektivëve të saj, as përhapjen e narrativave që sipas saj synojnë të dëmtojnë imazhin e punës së policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kos: Dhuna gjatë protestave në Serbi është thellësisht shqetësuese
- Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të lënduar, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid