Ministria e Bujqësisë: Programi IPARD nuk është ndërprerë, puna vazhdon

19 Korrik 2023 | 16:57

Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije se financimet e Bashkimit Evropian, në kuadër të programit IPARD, nuk janë ndërprerë.

Përmes një komunikate zyrtare ministria sqaron se autoritet shqiptare janë vënë në dijeni për pezullimin e një fature aktuale rimbursimi për një pjesë të shpenzimeve të radhës.

Në deklaratë theksohet se ky është një proces administrativ që mundëson riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme në rast shkeljeje.

“Si çdo mekanizem financiar, programi shqyrton, kontrollon dhe zbaton projekte në perputhje me rregulla të mirëpërcaktuara e të miratuara nga Bashkimi Europian të cilat kontrollohen dhe auditohen vazhdimisht nga struktura të brendshme e të jashtme. Nëse vërehen shkelje, programi përcakton strukturat operuese që marrin masa dhe veprohet në përputhje me procedurat ligjore të parashikuara ashtu sikurse veprohet në cdo strukturë të ngjashme në vendet e Bashkimit Europian”, njofton ministria.

DEKLARATA E PLOTË E MINISTRISË SË BUJQËSISË

Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE. Keto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara.

Të gjithë strukturat shqiptare janë në bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OLAF dhe DG AGRI duke ofruar transparencë të plotë, sikurse kanë vepruar nga dita e parë e akreditimit, të të gjithë proceseve kontrolluese, hetuese dhe administrative të ndjekura deri më sot apo që mund të aktivizohen në të ardhmen.

Procesi i akreditimit të programit IPARD ka nisur prej më shumë se 10 vjetësh dhe zbatimi ka mundur te nis vetëm në fund të vitit 2018 pas akreditimit te strukturave operuese në perputhje me Marrëveshjen Kuadër, Sektoriale dhe Financiare te ratifikuar në Parlamentin shqiptar. Prej vitit 2018 programi ka sjelle një transformim rrënjësor të proceseve prodhuese e përpunuese në vendin tonë si dhe në rritjen e ekspertizës teknike të stafit vendas.

Si çdo mekanizem financiar, programi shqyrton, kontrollon dhe zbaton projekte në perputhje me rregulla të mirëpërcaktuara e të miratuara nga Bashkimi Europian të cilat kontrollohen dhe auditohen vazhdimisht nga struktura të brendshme e të jashtme. Nëse vërehen shkelje, programi përcakton strukturat operuese që marrin masa dhe veprohet në përputhje me procedurat ligjore të parashikuara ashtu sikurse veprohet në cdo strukturë të ngjashme në vendet e Bashkimit Europian.

Kjo është një punë e përditshme ku të gjithë institucionet e akredituara punojnë bashkarisht nq respekt të rregullave të BE-së për të përmirësuar hallka të ndryshme administrative të funksionimit në shërbim të suksesit të programit duke u përballur me sfidat e implementimit në sektorin bujqësor, ndaj është e rëndësishme që një program për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale të mos bëhet objekt i konsumit politik.

Programi IPARD është një gur themeli për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, rezultatet e të cilit i ka ndjerë zhvillimi i sektorit që reflektohet sot në indikatorë të rëndësishëm performance pozitive. Ky rezultat ka ardhur si pasojë e punës së jashtëzakonshme të përbashkët me fermerë e agropërpunues si edhe të punonjësve të strukturave në Shqipëri dhe në Bruksel.

Vetëm në këtë mënyrë kemi garantuar rezultate të prekshme duke mundësuar 85 pika grumbullimi, mbi 40 fabrika përpunimi agro ushqimore, mbi 130 investime në mekanikë bujqësore dhe shtim sipërfaqesh të mbjella, mbi 50 investime në subjekte agroturistike, mbi 30 investime në stalla e ferma blegtorale, mbi 40 investime në kantina dhe vreshta, mbi 85 investime në sera, investime në energji të rinovueshme etj, me impaktin direkt të krijimit të mbi 5000 vende të reja pune.

Jemi krenarë për punën e bërë, programi vazhdon dhe të gjithë strukturat e akredituara ne zbatim te tij janë në partneritet të plotë me partnerët europianë për të mundësuar mbarëvajtje të suksesshme në të mirë të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026