Ministria e Jashtme notë verbale ndaj ministrit britanik të Emigracionit

16 Janar 2023 | 12:23

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith është thirrur sot ne Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i është dorëzuar një notë verbale për deklarimin e dy ditëve më parë të ministrit të emigracionit Robert Jenrick.

Dy ditë më parë, vizitën në të ashtuquajturën qendër të largimit, ministri britanik për emigracionin, Robert Jenrick, e fokusoi në procesin e deportimit të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Por deklarata e atij se “stafi fantastik” po punon gjatë gjithë kohës për të gjetur shqiptarë dhe për t’i larguar ata, ka nxitur reagimin e ministres së jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Duke u shprehur e shokuar, Xhaçka thotë se gjuha e përdorur “gjeni shqiptarin, largoni shqiptarin” vjen vetëm për disa vota të mjerueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026