Xhaçka: Nuk ka pasur asnjë lloj mbrojtjeje për Serbinë duke dëmtuar Kosovën
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, sot mohoi se Shqipëria ka bërë rolin e avokatit të Serbisë, duke dëmtuar interesat e Kosovës.
Teksa foli për situatën e tensionuar për disa javë në veri, ajo deklaroi se Shqipëria mbështet me shumë vendosmëri sundimin e ligjit në veriun e Kosovës. Ajo dënoi sulmin e djeshëm në Shtërpcë ndaj dy qytetarëve me etni serbe. Në konferencë për media, ajo po ashtu u zotua që gjatë këtij viti do të thellohet bashkëpunimi me Kosovën me takime ndërqeveritare dhe do të angazhohen për diskutime në Këshillin e Sigurimit për Kosovën.
E pyetur se si është ndihmuar Kosova gjatë vitit të kaluar, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se Shqipëria mbështet me vendosmëri sundimin e ligjit në veri të Kosovës.
Ajo tha se vetëm dialogu është rruga drejt paqes, stabilitetit dhe rrugëtimit evropian.
“Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje dhe me shumë shqetësim gjitha ngjarjet në Kosovë, në kontakt të ngushtë me partnerët tanë. Vendimi konstruktiv i Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, ishte një vendim i duhur por për fat të keq nuk ia doli që të ç‘tensiononte situatën, ashtu siç duhej të kishte ndodhur. Dhe pastaj bojkoti i institucioneve, akteve të papranueshme të dhunës nga disa grupe të serbëve të Kosovës kundër policëve të Kosovës, kundër EULEX-it, kundër gazetarëve e përkeqësuan më tej situatën duke krijuar në këndvështrimin tonë një përshkallëzim, një tension artificial të pajustifikuar, të papranueshëm i cili mund të kishte degraduar më keq nga ajo që kemi parë deri më tani. Prandaj edhe ne kemi bërë thirrje, koordinuar me partnerët edhe aleatët tanë për t’i dhënë fund këtyre akteve, për të hequr menjëherë barrikadat, sigurisht të rreshtuar krah Kosovës. Ne jemi edhe më të vendosur përkrah Kosovës. Shqipëria mbështet me shumë vendosmëri sundimin e ligjit në veriun e Kosovës”, u shpreh ajo.
Ajo deklaroi se asnjëherë nuk kanë mbrojtur retorikat nacionaliste të Serbisë, përkundër bashkëpunimit ekonomik në procesin e Ballkanit të hapur.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit