Ministria e Mbrojtjes daneze: Do shtohen forcat ushtarake në Groenlandë, kemi bashkëpunim me NATO-n

14 Janar 2026 | 16:17

Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës, në bashkëpunim me Qeverinë e Greonlandës dhe aleatë të tjerë të NATO-s, ka njoftuar se duke filluar nga sot do të ketë një “rritje të pranisë ushtarake” në dhe përreth Grenlandës. Kjo prani do të përfshijë avionë, anije dhe trupa të Forcave të Armatosura Daneze, si edhe forca shtesë nga vende të tjera anëtare të NATO-s.

Sipas deklaratës, kjo prani e shtuar synon të forcojë dhe përmirësojë përpjekjet për sigurinë në Arktik dhe në Atlantikun Verior. Aktivitetet do të përfshijnë ruajtjen e instalacioneve me rëndësi kritike për sigurinë, mbështetjen e autoriteteve në Grenlandë, përfshirë policinë, pritjen e trupave aleate, dislokimin e avionëve luftarakë në dhe rreth Grenlandës, si edhe kryerjen e detyrave detare nga Marina Daneze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit

Në një intervistë sot me rrjetin televiziv amerikan Fox News, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se “pesëqind avionë amerikanë u ngritën nga bazat amerikane...
18:30 | 24/06/2026

SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike

Aleanca e inteligjencës “Five Eyes”, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, ka paralajmëruar se modelet më të avancuara të...
18:11 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026