Ministrja Denaj: Grant për çdo emigrant që kthehet për të hapur biznes

15 Mars 2021 | 12:11

Ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se premtimet e Partisë Socialiste për rritje të pagave dhe uljen e taksave është vazhdimi i filozofisë që ndjekur në tetë vite qeverisje. Ajo shtoi se asnjë nga masat nuk është një risi pasi bëhet fjalë për politika që janë ndjekur në vijëmësi.

Znj. Denaj theksoi se 63% e të punësuarit nga janari i ardhshëm nuk do të taksohen për pagën deri në 40 mijë lekë ndërsa shtoi se pagat do të vazhdojnë të rriten pasi ekzistojnë mundësitë për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Vetëm për administratën ajo tha se ka pasur një rritje paga me 46%.

“Flasim për një pagë mesatare në administratën e shtetit që fillon me 58 mijë dhe sot jemi në 72 mijë dhe do të shkojmë në 88 mijë”, tha znj. Denaj duke shtuar se asnjë premtim nuk mund të shikohet vetëm me syrin elektoral dhe se PS sipas saj ofron një alternativë me program ekonomik të qartë.

Sa u takon masave për biznesin, ministrja e Financave tha se do të jenë 100 mijë biznese që nga 1 janari do ta kenë zero taksimin ndërsa në fokus do të jetë dhe nxitja e digjitalizimit të shërbimeve. Nga ana tjetër, znj. Denaj foli dhe për një nismë të re që synon kthimin emigrantëve.

“Kemi parë në 30 vitet e fundit vetëm një rrugëtim, i cili është një rrugëtim që nuk i ndodh vetëm Shqipërisë, i gjithë Ballkani Perëndimor ka pasur të njëjtin rrugëtim. Ky është një moment i mirë për të realizuar një kthim mbrapa të të gjitha kapaciteteve, të atyre njerëzve që kanë punuar, arsimuar dhe jetuar jashtë dhe të kenë mundësi që të kthehen në Shqipëri, në një Shqipëri me infrastrukturë më të mirë dhe me mundësi për zhvillimin e ekonomisë së këtij vendi, duke filluar nga dhënia e një granti për çdo emigrant që vjen për të hapur një biznes dhe për të vijuar pastaj me skema të tjera nxitjesh”, deklaroi ministrja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026