Ministrja e Bujqësisë bisedë me homologun ukrainas, zbardhet diskutimi

25 Prill 2023 | 15:23

Propozimi i një mekanizmi për të ulur kostot e transportit të grurit nga Ukraina drejt vendeve të tjera si dhe forcimi i zinxhirit tregtar ishin temat ku u fokusua biseda online mes ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca me ministrin ukrainas të Politikës Agrare dhe Ushqimit Mykola Solskyi.

Në kushtet e luftës në Ukrainë dhe vendimit të disa shteteve kufitare me të për ndalim të përkohshëm të importeve të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina, ministri ukrainas ka kërkuar një takim me ministren Krifca për të kërkuar mbështetje mbi propozimin e tyre ndaj Komisionit Evropian për pagesën e kompensimit për transportin e drithit nga Ukraina drejt Evropës. Ministrja Krifca është shprehur se si vend kandidat për anëtarërimin në BE, Shqipëria mbështet çdo mekanizëm apo politikë të Bashkimit Evropian, e cila ul kostot e prodhimit për fermerët shqiptarë si dhe garanton qëndrueshmëri çmimesh për konsumatorët në tregjet ushqimore.

Një kompensim i tillë do t`i mundësohej vendeve që ndodhen më larg nga kufiri ukrainas të marrin grurë me çmime të përshtatshme. Në të njëjtën kohë, fermerët në vendet fqinje të Ukrainës do të përjetonin më pak presion në lidhje me politikën e çmimeve duke e transmetuar këtë harmoni çmimesh edhe për vendet e tjera.

Biseda u zhvillua ndërsa mbahet në Luksemburg Këshilli i BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin.

Ministrja u ndal në masat e marra nga vendi ynë, me politikat e brendshme për bujqësinë, por edhe me bashkëpunimin rajonal për përballimin e pasigurive.

“Mbas agresionit rus ndaj Ukrainës, me Akt normativ u krijuar Bordi i Transparencës për monitorimin e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, ku përfshihej edhe gruri. U përcaktua detyrimi për subjektet importues për të mbajtur rezerva 3 mujore. Gjithashtu u vunë në dispozicion garancia financiare shtetërore për të lehtësuar aksesin në financë të importuesve, u monitoruan çmimet e shitjes për të garantuar transparencë. Më tej është bërë dhe një punë e madhe për të përfshirë prodhimin dhe përpunimin e drithrave për herë të parë në programin e investimeve IPARD 3. Minisitrja Krifca theksoi gjithashtu bashkëpunimin e suksesshëm për furnizimin me drithëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor brenda organizmit të Open Balkan.

Gjithashtu tha Krifca, për të garantuar prodhimin e të së njëjtës sasi gruri dhe rritjen e prodhimit në vend, në vjeshtën e vitit 2022, nëpërmjet Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, u nis një masë e re për fermerët kultivues të grurit, nga i cili përfituan mbi 4000 fermerë.

“Marrëveshja e një tregtie të lirë të pacënuar nga efektet e luftës në Ukrainë siguron krijimin e pandërprerë të zinxhirit ushqimor në të gjitha vendet e Evropës apo të botës”, u shpreh ministrja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026