Ministrja e Jashtme Spiropali dekorohet nga  Zelensky

15 Janar 2026 | 18:05

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, u nderua këtë të enjte me një nga dekoratat më të larta të shtetit ukrainas, “Urdhrin e Princeshë Ollgës”, nga presidenti Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kiev.

Në fjalën e saj pas ceremonisë, Spiropali u shpreh se ky nder nuk i përket vetëm një personi, por qëndrimit të Shqipërisë dhe të çdo europiani që qëndron pranë lirisë. “Ukraina sot nuk po mbron vetëm tokën e saj, por edhe ndërgjegjen e Europës. Në qytetet e saj të bombarduara dhe në rezistencën e popullit të saj, po vendoset nëse kontinenti ynë do të jetojë në paqe dhe të drejtë, apo nën frikë dhe forcë,” tha ministrja.

Dekorata mban emrin e Princeshës Olga, një figurë historike që udhëhoqi me dinjitet në kohë të vështira. Spiropali e konsideron marrjen e saj “një përgjegjësi morale po aq sa një nder”.

Presidenti Zelensky kishte njoftuar më parë se do ia jepte këtë dekoratë ministres shqiptare, por ceremonia u zhvillua sot zyrtarisht në Kiev.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026