Ministrja e Shëndetësisë: Nga nesër hapen kufijtë tokësorë

31 Maj 2020 | 17:24

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dke bërë të ditur heqjen e kufizimit të lëvizjes në çdo zonë të vendit nga 1 qershori, thekson se kërkohet vetë ndërgjegjësim për të respektuar distancimin social.

Nga nesër kufizimi i orarit do të hiqet dhe për të gjitha bizneset si dhe do të rihape çerdhet dhe kopshtet. Në masat lehtësuese që nisin nga e hëna janë dhe hapja e kufijve tokësorë pa detyrim vetë karantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.

“Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”, shprehet ministrja.

Gjithashtu do të hapet dhe plazhi për hapësirat e hoteleve, ndërsa zonat publike do të jenë të hapura nga 6 qershori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026