Ministrja Ibrahimaj: Biznesi i vogël në Shqipëri, më i favorizuari në taksim

1 Prill 2025 | 22:23

Ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka vlerësuar taksimin progresiv.

Ajo është shprehur se biznesi i vogël ka taksimin më favorizues jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

“Biznesi i vogël është ndër ato kategori që ne kemi favorizuar më shumë se çdo kategori tjetër. një biznes i vogël sot paguan zero taksa, paguan vetëm kontributet e sigurimeve shoqërore.

Biznesi i vogël ka regjimin më favorizues jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës. Ne kemi tavanin më të lartë për pagesën si të TVSH-së edhe të tatim-fitimit. Nëse bëjmë një analizë se sa ka paguar biznesi i vogël në qeverisjen tonë është gati gjysma e asaj që ka paguar më parë”,-tha Ibrahimaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026