“Ministrja refuzoi të na takonte”, studenti: Sot do e kishim ligjin për Mjekësinë…
Student i mjekësisë Zini Veleshnja tha këtë të diel në “Review” në Euronews Albania, se nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk e pranoi ligjin për studentët e mjekësisë arritën një fitore të pjesshme, megjithatë ai tha se shumë kërkesa të tyre nuk janë marrë parasysh.
Ai tha gjithashtu se nëse që në fillim studentët do të ishin dëgjuar, sot të të kishin një ligj funksional i cili do e përmbushte qëllimin e tyre, por ministrat kanë refuzuar ti takojnë e të marrin parasysh propozimet e tyre.
“Që kur filloi procesi i miratimit të ligjit në fjalë, qoftë në procesin e draftimit të ligjit, në miratimin e projekt-ligjit apo edhe në diskutimin në Kuvend, ne kemi kërkuar përfshirjen tonë.
Kemi kërkuar edhe publikisht në media të takohemi me ministër si të Arsimit si të Shëndetësisë. Kemi bërë propozime konkrete, si në Kuvend, si në Këshillin e Ministrave dhe kemi paralajmëruar se një ligj i miratuar në mënyrë të njëanshme për një grup interesi, pa e marrë parasysh mendimin e këtij grupi interesi do kishte problematika.
Këtë e shikojmë në vendimin e Kushtetueses. Nëse do kishte që në fillim një dëgjim të parashtrimeve tona, të cilat do të reflektoheshin në ligj, do kishim një ligj funksional që edhe qëllimin do e përmbushte”,-tha studenti.
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse