Ministrja serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç duke folur në parlamentin serb ka komentuar propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që ministri Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë njofton se ministrja Obradoviç ka refuzuar të nënshkruajë një vendim të tillë për ministrin Gent Cakaj, pasi sipas saj, ky i fundit ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive”, ka deklaruar ministrja Obradoviç.
Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme është angazhuar në bashkimin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi.
Pak ditë më parë, me një deklaratë të përbashkët Shqipëria dhe Kosova kanë akuzuar Serbinë për fshirje të adresave të shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Dy ministrat e Jashtëm Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj-Stublla i bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur këtë veprim të papranueshme të Serbisë.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria dhe Kosova dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West