Minoritetet do të vetëdeklarohen, eksperti sqaron vendimin: Ligji i kërkuar nga BE

1 Shkurt 2025 | 11:08

Cilido që ndjehet pjesë e një minoriteti në Shqipëri mund të vetëdeklarohet si i tillë përmes një formulari të posaçëm, i cili është miratuar nga qeveria shqiptare. Vendimi është rezultat i një kërkese të hershme të qeverisë greke dhe vjen si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë për respektimin e të drejtave të pakicave në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas vendimit të qeverisë, e drejta për vetëdeklarim nuk kufizohet vetëm te ata që banojnë në zonat tradicionalisht të njohura për minoritetet, por u jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht vendbanimit të tyre, të deklarojnë përkatësinë etnike.

Për administrimin e procesit do të ngrihet një Komision i Posaçëm, i cili do të kryesohet nga Ministria e Brendshme dhe do të përfshijë përfaqësues të Komitetit të Pakicave Kombëtare, ministri të ndryshme dhe institucione të tjera shtetërore. Në përbërje do të jenë edhe anëtarë të shoqërisë civile, të propozuar nga përfaqësues të komuniteteve etnike.

Për të shmangur abuzimet dhe ndërhyrjet, qeveria ka parashikuar një mekanizëm kontrolli, sipas të cilit, nëse brenda një periudhe gjashtëmujore regjistrohet një numër i pazakontë vetëdeklarimesh, do të kërkohet verifikim i mëtejshëm.

I ftuar në Euronews Albania, Emiljo Çika, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, e cilësoi këtë vendim si një përmbushje të detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian.

“Ky ligj është një vazhdimësi e legjislacionit të vitit 2017 për respektimin e pakicave në Shqipëri. Me afrimin drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria është e detyruar të adoptojë një kuadër ligjor që garanton të drejtat e minoriteteve, në përputhje me standardet evropiane,” deklaroi Çika.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026