“Miqtë e teatrit” sjellin në Gjirokastër premierën e shfaqjes “Pa identitet”

21 Dhjetor 2025 | 17:04

Një grup dashamirësish të teatrit vendosën në skenën artistike në qytetin e Gjirokastrës premierën e shfaqjes “Pa identitet”.

Pjesa me regji të Kudret Alikajt e interpretuar nga rrjeti “Miqtë e teatrit” përcjell mesazhe për shoqërinë bashkëkohore shqiptare me të mirat dhe të këqijat e saj, urrejtjen dhe dashurinë, agresivitetin dhe humanizmin.

“Çështja që u diskutua më shumë dhe ishte tematika e kësaj shfaqje ishte realiteti ku ne jetojmë normalisht me të mirat dhe të këqijat e veta, nis me shumë realitet pastaj kalojmë me shumë dashuri, unë uroj që të gjithë ata që e kanë parë, e kanë pëlqyer dhe shihemi në shfaqje të tjera”, tha Majlinda Memushi, interpretuese “Miqtë e teatrit”.

Regjisori, Kudret Alikaj shprehet se këto aktivitete i japin një frymë tjetër teatrit.

“Të gjitha këto aktivitete mendoj se i japin një frymë tjetër teatrit aq më tepër bën pjesë publikun, bën pjesë qytetarin tënd të cilët e presin me një gëzim të jashtëzakonshëm” tha ai.

Grupimi “Miqtë e teatrit” funksionon prej 5 vitesh në qytetin e Gjirokastrës ndërsa ka vendosur në skenë shfaqje cilësore që janë duartrokitur nga artdashësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026