Miratohen lejet, Bulevardi i Ri dhe bregdeti do mbushen me kulla shumëkatëshe
Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet, teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme. Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë, teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.
Në kryeqytet projektet po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij, por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit të ri, ku do të ngrihet një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri në 67 kate. Janë të paktën gjashtë të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë. Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.
Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”.
Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie. E njëjta qasje po ndiqet edhe në pjesën e Veriut, ku në Shkodër e Lezhë janë miratuar disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës