Mirela Kumbaro u jep fund dyshimeve për dhënien me koncesion të Butrintit
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro thotë se, Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion. Menaxhimi i tij tha znj. Kumbaro do të bëhet nga një fondacion që do të krijohet nga vetë Ministria e Kulturës.
“Është një debat shterp. Nuk gjeni në ligjin e trashëgimisë kulturore, as edhe njëherë fjalën koncesion. Menaxhimin nuk do ta bëjë asnjë kompani private, është Ministria e Kulturës, e vetmja që është administratore dhe që është menaxhuese e të gjithë trashëgimisë kulturore.
Në format që ajo menaxhon ligji i jep disa mundësi, siç është të krijoi një fondacion. Fondacionin e krijon ministria dhe fondacione kulturore janë modele që i keni tashmë prej vitesh në ligjin për shoqërinë civile dhe për OJQ. Këtë ne e përshtasim dhe u japim mundësi siteve kulturore që duke krijuar një fondacion, ku entiteti publik zgjeron partneritetin e vet përmes fondacioni dhe i jep mundësi sitit që të ardhurat të rrinë brenda dhe të menaxhohet më mirë”, deklaroi znj. Kumbaro.
Duke shpjeguar më tej se si do të bëhet menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit, ish-ministrja shtoi se, fondacioni do të drejtohet nga Ministria e Kulturës dhe do të përbehet nga ekspertë vendas të fushës, përfshirë arkeologët më të mirë. Një nga partnerët që është ofruar për bashkëpunim tha znj. Kumbaro është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n