Mirela Milori: Ja çfarë i kërkon PS zyrtarit të lartë të SHBA dhe loja e madhe

3 Prill 2024 | 21:46

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të lartë të DASH, James Rubin pas ngritjes së Komisionit për Dezinformimin.

Në letrën e saj, Nikolla e fton zyrtarin amerikan të vizitojë Parlamentin e Shqipërisë dhe ti drejtohet me një fjalë “për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje”.

Gazetarja Mirela Milori tha në emisionin Now në Euronews Albania se letra që Nikolla, e cila në hierarkinë shtetërore është numri 2 pas presidentit, i çon zyrtarit të lartë të DASH, tregon se kemi të bëjmë me një çështje më të madhe se përpjekja për të goditur disa media brenda vendit.

Problematike sipas saj, është mungesa totale e transparencës dhe mungesa e njohurive për këtë komision as nga grupet e interesit.

“Kemi në dorë vetëm një letër të Lindita Nikollës dhe nuk dimë as objektin e hetimit, cilët do të jenë filtrat. Ajo që shoh unë që i jep besueshmëri asaj që shkruhet në letër është që i drejtohet zyrtarit amerikan dhe pret përgjigje. I kërkohet zyrtarisht në emër të qeverisë që të ofrojnë ndihmë sepse është një çështje shumë e rëndësishme. Duke përfshirë edhe DASH, si numri dy i shtetit, do më dukej pak lojë shumë e rëndë ajo për të bërë spastrimet e brendshme. Deri këtu unë them që ka një objekt që ende nuk e dimë. Ajo që vret është mungesa e transparencës. Mund të jetë një çështje e sigurisë kombëtare, një çështje e sigurisë që përfshin edhe Kosovën. Që këtu ka një problematikë që përfshihet edhe SHBA, më duket e sigurt”, tha Milori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026